|
Radio
Franca Internacionale
RFI transmeton çdo ditë dy
emisione në gjuhën shqipe, përkatësisht nga ora 16 :30
deri në orën 17 : 00 dhe 17 : 30 deri në orën 18 :00
(ora lokale). Këto emisione i adresohen në mënyrë të
veçantë dëgjuesve të rajonit shqip-folës të Ballkanit.
Dy buletine informacioni i japin përparësi aktualitetit
rajonal dhe plotësohen nga lajmet më kryesore ndërkombëtare
të trajtuara nën kendvështrimin francez dhe europian.
Emisionet përmbajnë gjithashtu intervista që analizojnë
dhe i hedhin më shumë dritë aktualitetit, një pasqyrë
shtypi si dhe rubrika te shumëllojta, ku bëjnë pjesë
rubrika europiane, shkencore, shoqërore, kulturore dhe
franceze.

Ministria
Michèle ALLIOT - MARIE dhe homologu u saj
shqiptar Bujar NISHANI, gjatë firmosjes së
marveshjes. |
|
Firmoset në Paris,
mes Shqipërisë dhe Francës, marrëveshja
e bashkëpunimit në fushën e luftës
kundër korrupsionit, kundër krimit të
organizuar dhe kundër terrorizmit.
Të
enjten me 15 maj u firmos në Paris, nga ministrja
e punëve të brendshme franceze zonja Michèle
ALLIOT-MARIE dhe homologu i saj shqiptar zoti Bujar
NISHANI marrëveshja e bashkëpunimit mes
Shqiprisë dhe Francës në fushën
e luftës kundër korrupsionit, kundër
krimit të organizuar, kundër terrorizmit
dhe në një numër sferash të tjera,
ndër të cilat edhe në atë të
specializimit të ekipeve policore. Kemi të
bëjmë me marrëveshjen e parë të
këtij lloji që firmos Franca me një
vend të Europës Juglindore.
Pas ceremonisë së firmosjes organizuar në
selinë e Ministrisë së Punëve
të Brëndshme franceze, në sheshin Beauvau,
Klara BUDA intervistoi Ministren Michèle ALLIOT-MARIE.
|

Ministri
i jashtëm francez Bernard KOUCHNER së bashku
me Presidentin kosovar Fatmir SEJDIU gjatë konferencës
për shtyp, më 21 tetor, në Quai d'Orsay.
|
Ekipi
i Unitetit, të negociatorëve kosovarë
u prit në Paris, më 21 tetor 2007 në
Ministrinë e Jashtme Franceze. Pas një dreke
pune me ekipin shqiptar, në Quai d'Orsay, Ministri
i jashtëm francez Bernard KOUCHNER së bashku
me Presidentin kosovar Fatmir SEJDIU dhanë një
konferencë për shtyp.
Ministri
i jashtëm francez u shpreh se " çëshja
e statusit të kosovës do të jetë
një pjesë e refklektimit të europianëve
në lidhje me marveshjen e asocim
|
|
stabilizimit
mes Serbisë dhe Bashkimit Europian". Ai
deklaroi, ndër të tjera, se data 10 të
dhjetor e pranuar nga të dyja palët është
një datë limit që duhet të respektohet.
Me
poshtë do të gjeni pjesë nga konferenca
e shtypit përzgjedhur nga Klara BUDA
|
Një
dritare e përbashkët dhe e
stilit
të ri mes
Tiranës dhe Parisit.

Jean-Claude
Kuentz
Nëndrejtor i ngarkuar me strategjinë e
zhvillimit të RFI-së
në botë. |
Krijimi
i një radioje të afërt me dëgjuesit
e që transmeton mes valëve një atmosferë
të ngrohtë e dinamike, ky është
objektivi i RFI -së në kuadrin e bashkëpunimit
me Radio Tiranën. Një dritare e përbashkët
mes Tiranës dhe Parisit do ta afronte më
shumë dhe në kohë reale dëgjuesin
shqiptar me gjithshka që ndodh në botë.
Qindra korrespondentë të RFI-së të
shpërndarë në të gjithë
planetin do të analizonin aktualitetin ndërkombëtar
përmes kësaj dritareje të stilit
të ri e modern.
Në këtë kuadër redaksia shqipe
e RFI -se bisedoi me Zotin Jean-Claude Kuentz, Nëndrejtor
i ngarkuar me strategjinë e zhvillimit të
RFI-së në botë.
|
|
|
Audio
Ju mund ta
kapni emisionin tonë drejtpërdrejtë në radio në
orët e mëposhtme...dhe ta dëgjoni këtu tridhjetë
minuta pas mbarimit të transmetimit të drejtpërdrejtë.
|
15h30-16h00
GMT
|
Dëgjo
|
Ngarko
|
Ondes courtes
valë të shkurtra
41 m 7315 KHz
31 m 9805 KHz
Ondes moyennes : 738 AM
|
16h30-17h00
GMT
|
Dëgjo
|
Ngarko
|
Ondes courtes
valë të shkurtra
41 m 7315 KHz
31 m 9805 KHz
Ondes moyennes : 738 AM
Valët
e-mail
:
redaksia.shqipe@rfi.fr
|
|